Home KRYESORE Tërmeti i fuqishëm/ Rama bën thirrje për të ruajtur qetësinë

Tërmeti i fuqishëm/ Rama bën thirrje për të ruajtur qetësinë

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje qytetsrëve të ruajnë qetësinë pas tërmeteve.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se situata është e rëndë dhe është shoqëruar me viktima. Ai bën me dije se po punohet me të gjitha mundësitë për përballimin e situatës.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura😢Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë🙏

Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU🤝Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë🙏#Kurajo #Durim #Solidaritet” , shkruan Rama.

Share: