Home KRYESORE Tërmeti, Oda Ekonomike e Kosovës sjell 100 ton ndihma për të prekurit

Tërmeti, Oda Ekonomike e Kosovës sjell 100 ton ndihma për të prekurit

Ndihmat për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit vijojnë. Mësohet se Oda Ekokonike e Kosovës ka dërguar 100 ton ushqime gjysmë të gatshme, batanije, veshmbathje dhe produkte higjienike. 

4 maune, 4 kamionë dhe 3 autobusë kanë arritur nga Kosova për në Shqipëri të shoqëruara nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. 

Këto ndihma janë siguruar nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike. 

Mësohet gjithashtu se veç ndihmave të përmendura më sipër janë siguruar edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme./Opinion.al/

Share: