Home KRYESORE Tërmeti/“Tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam”,Rama:Do ndihmojmë qytetarët

Tërmeti/“Tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam”,Rama:Do ndihmojmë qytetarët

Kryeministri i vendit Edi Rama, zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ndodhe në zonat të cilat janë prekur nga tërmeti 6.4 ballë që goditi vendin mëngjesin e së martës.

Zonat më problematike ku janë regjistruar dhjetëra viktima e qindra të plagosur paraqitet Thumana dhe zonat e tjera të Durrësit.

Së bashku me kryeministrin ndodhej edhe Elvis Naçi, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Rama është shprehur se do të ndihmojë familjet për rindërtimin e banesave, ndërsa theksoi se do të verifikohen dëmtime si dhe do të krijohet dhe koordinimi i dhënies së ndihmave për qytetarët, duke shmangur kështu dhe abuzimet.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se; “E tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak.”

Rama: “Dje ka qenë dita e shokut, por edhe që duhet të nxirreshin nga thellësia e gërmadhave. Është bërë një punë kolosale e skuadrave tona. Në këtë jemi bashkë të gjithë. Do të krijojmë Komunitetin Kombëtar të Ndërtimit. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sepse është bërë marrëveshja. Po bëhen një listë tjetër që çfarë ka ndodhur në zonën e Laçit, ku disa familje janë të rrezikuara nga lëkundjet e fundit. Po filloj shiu do të kemi një problem më shumë, një shqetësim më shumë. Po shfrytëzojmë çdo minutë që kemi. Shkop magjik nuk kemi, duhet të ndajmë të njomin nga i thati. Kush ka mbetur pa çati, si rezultat i kësaj pabesie të natyrës nuk do mbetet pas dore. Të gjitha paratë e mbledhura, edhe ato të buxheti do të jenë bashkë dhe të gjithë do të marrin përgjegjësitë e menaxhimit. Njerëzit të mos e diskutojnë faktin se po e çoj lekun, por s’di se ku do shkojë. Po vijnë ndihmat nga katër anët. Ne do të japim një shembull e të mësojmë prej njëri-tjetrit. Me thënë të drejtën, e thashë edhe më parë: E tundojmë perëndinë duke bërë gam-gam, duke prodhuar energji negative kush më shumë e kush më pak. Më urtë më butë, më qetë. Ka një kohë për të luftuar, ka një kohë për të heshtur. Ka një kohë për të fjetur dhe ka një kohë për t’u zgjuar.”

Ndërkohë, Elvis Naçi, i cili ka deklaruar më herët se do të ndërtojë disa nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, theksoi se në këto kushte nuk është koha për kritika dhe sulme politike, por për punë e solidaritet me qytetarët në nevojë.

 “Populli shqiptar ka kaluar në traumë. Të jemi më afër se kurrë me afër me njëri tjetrin. Të jemi afër dhe të shtrijmë dorën e solidaritetit. Pastaj kemi kohë edhe ta shajmë dhe ta kritikojmë njëri tjetrin. Ne e kemi gjithmonë program të dhurojmë shtëpia. Jemi një situatë se sa më afër të jemi, aq me shpejt do ta kalojmë  këtë sprovë. Kjo ishte sprovë shumë e madhe”-tha Naçi./ Opinion.al

Share: