Home KRYESORE Ti e di qe une…

Ti e di qe une…

Nga Alba Huta

Ti e di qe une e dashuroj muziken
E di qe kur degjoj muzike,
muzike te mire,
me flet shpirti me vehten
e iki nga kjo bote.
Iki me tingujt qe dashurojne krejt boten mbare
dhe jeten vete.
“The final countdown”

Ti e di qe e dua me gjithe shpirt
fjalen.
Ajo ma vesh qenien me shprese
edhe atehere kur dita eshte e zeze,
krejt e zeze,
a njerezit jane bere bashke perballe, pengese.
Une hesht me ta
e behem vete fjale,
per me lind tek çdo germe qe shkruaj
dhe vdes sa here fjala nuk vjen.

Ti e di qe une e adhuroj pikturen,
ah………………………………………….
ofshame qe me doli prej shpirtit.
Ato ngjyra qe marrin nje cope natyre
dhe e vendosim ku rrime, ku fleme.
Syte gjejne paqen ne to
dhe bota behet krejt e drejte.

Ti e di qe bota ime eshte arti.
Fjala, tingujt, ngjyrat…
Dhe kur me duhet te dal prej tyre,
vdes çdo dite e me shume,
prandaj lerme ta jetoj pakez jete…..

A.Duva

Share: