Home KRYESORE “Zoti gishti i mesit…”, protestuesit e Astirit nuk i ndahen Borschard

“Zoti gishti i mesit…”, protestuesit e Astirit nuk i ndahen Borschard

Forumi për zhvillimin e medias ka nisur me një shenjë proteste ndaj ambasadori të OSBE-së, Bernard Borschard.

Në ambientet e forumit të zhvilluar nga OSBE, janë shfaqur disa persona me pankarta në duar. Ato protestojnë kundër gjestit që ambasadori Borschard bëri pak kohë më parë ndaj protestuesve të Unazës së Re.

“Kthehu në shtëpi dhe merr gishtin e mesit me vete”, “Non grata” dhe “Zoti Gishti i Mesit nuk duhet të japë leksione për lirinë e medias” ishin disa nga pankartat e protestuesve.

Protestuesit janë gra të Unazës së Re të cilat kanë arritur të hyjnë në sallën ku mbahej mbledhja.

Ambasadori tha se i vjen keq që ndodhi incidenti, dhe se duhet të merreshin masa të mos hynin njerëz që nuk kanë lidhje me aktivitetin.

Forumi për Zhvillimin e Medias  organizohet nga përfaqësia e OSBE në vendin tonë dhe ka për qëllim lehtësimin e dialogut profesional për disa tema të rëndësishme të medias shqiptare. /Opinion.al


Share: