Gjykatat e Korçës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flamur Duçit në fshatin Mborje.
Që në momentin e ndalimit, i riu ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur më 19 dhjetor. Por dëshmitë kontradiktore të të riut, por dhe prindërve të tij kanë rritur dyshimet për përfshirjen Hotit në vrasjen e 45 vjeçarit.
Prokuroria ka dëshmi kontradiktore të dy prindërve të 18 vjeçarit dhe të xhaxhait të tij, si dhe një bisedë të përgjuar, ku i riu i dikton xhaxhait të tij se çfarë duhet të thotë për grupin e hetimit.
Por prokuroria nuk ka paraqitur motivin bazë që mund ta ketë shtyrë të riun drejt kryerjes së kësaj vrasje. Ai ka disa gërvishtje në trup dhe në fytyrë, çka do të thotë se mund të jetë përleshur me viktimën.
Mësohet se 45 vjeçari është goditur tetë herë me thikë. Gjatë seancës, avokati mbrojtës kërkoi masa letësimi ndaj 18-vjeçarit, por Gjykata e Korçës nuk e mori parasysh kërkesën./ Opinion.al