Home KRYESORE “500 inxhinierë janë në terren”, Rama bën bilancin para Komitetit të Rindërtimit:...

“500 inxhinierë janë në terren”, Rama bën bilancin para Komitetit të Rindërtimit: Janë 261 pallate të dëmtuara rëndë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njohur Komitetin Kombëtar të Rindërtimit me të dhënat e deritanishme për dëmet që janë faktuar në terren, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Ai bëri një bilanc paraprak të banesave të dëmtuara, duke shtuar se aktualisht mesatarja e inxhinierëve që verifikojnë dëmet në terren arrin në 500.

“Më pas vijmë tek objektet, siç jemi 261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshëm në momentin aktual, 2237 banesa të pabanueshme. 851 pallate me dëmtime të mesme apo të lehta. Te pallatet e dëmtuara rëndë, po bëhet një punë specifike për të përcaktuar shkallën e rrezikut. Sot isha me ekspertët e ardhur nga Izraeli, të cilët kanë një aparat të teknologjisë dhe verifikojnë qëndrueshmërinë strukturore të objektit. Një pjesë e pallateve janë me dëme të rënda, por të rikuperueshme”-tha Rama.

Më tej, shefi i qeverisë dha një përgjigje të qartë edhe për sigurinë e shkollës “Emin Duraku”: Shkolla “Emin Duraku”, inspektimet janë bërë, janë bërë më shumë se një insopetim. Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime. Janë sot në terren 500 inxhinierë, shifër e rrumbullakosur, sepse numri varijon, shtohen dhe ulen sipas disponimit, por janë edhe 81 ekspertë nga 11 vende të huaja”-shtoi Rama./Balkanweb.com

Share: