Home KRYESORE A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

Takimi i radhës për “Mini Shengenin” Ballkanik në Tiranë solli një përplasje të re mes liderëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por këtë të martë, Gazeta Express në Prishtinë ka publikuar një shkrim ku thekson se kjo iniciativë është e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, e miliarderit George Soros.

Sipas Gazetës Express, ekziston një dokument por që ende nuk e ka publikuar, ku tregohet mjaft qartë se ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ndërkohë që në terren e ka shtyrë Alexander Soros, djali i miliarderit, i cili është vizitor i shpeshtë në rajon.

Iniciativa nuk është e sponsoruar nga Amerika dhe Europa, por nga një miliarder. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se e mbështesin këtë iniciativë vetëm në parim, pasi ato inkurajojnë bashkëpunimin rajonal, por sic e kanë potencuar vetëm nëse një gjë e tillë i përfshin të gjithë. Madje edhe kur Rama ia dha lirinë Vuçiqit ta shpjegojë idenë në Paris para Macronit, Presidenti francez e kishte pyetur nëse ajo është “all inclusive””, theksohet në këtë shkrim.

Në dokumentin e MPJ-së që e ka parë Gazeta Express thuhet se “kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland (ish -zyrtare e lartë në State Department), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat dhe është sponsoruar nga Fondacioni për Shoqëri të hapur përkatësisht nga Alexander Soros. Dokumenti tërheq vërejtjen për rreziqet që i kanosen Kosovës në aspektin politik. Aty thuhet se Minishengeni i jep Serbisë mundësi që të dëshmohet si faktor konstruktiv në rajon pa përmbushur asnjë detyrim karshi Kosovës. Sugjerohet madje që Kosova t’i kundërvihet kësaj inciative në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Malin e Zi për shkak se Podgorica ka refuzuar ose ka rezerva ndaj projektit. Por, sic po shihet tashmë Rama ka zgjedhur tjetër rrugë duke sulmuar Kosovën dhe duke bashkëpunuar me Vuçiqin”, shkruhet më tej. / LAJMIN E PLOTË E LEXONI KËTU

Gjatë takimit në Tiranë, kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pohuan se kanë diskutuar hapur për të punuar së bashku në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe çdo dakordësim të ri me dobi ekonomike.

Rama deklaroi pas takimit se vendet pjesëmarrëse të kësaj nisme po “përpiqen të bashkojnë energjitë për të shpejtuar proceset e integrimit dhe standartet e BE-së përmes lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”. Ai falenderoi pjesëmarrësit për ndihmën që vendet e tyre i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe më pas theksoi se kjo nismë është gjithëpërfshirëse, e hapur, pa kushte dhe nuk i imponohet askujt, duke patur parasysh refuzimin e Kosovës për të marrë pjesë në këtë takim./ Opinion.al

Share: