Home KRYESORE Dy të plagosur në Durrës, shihni momentin kur rrëzohet palma në rrugë...

Dy të plagosur në Durrës, shihni momentin kur rrëzohet palma në rrugë (VIDEO)

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Një pemë palme është këputur duke rënë në trotuar. Si pasojë janë plagosur dy qytetarë, të cilët ishin duke kaluar në rrugë në momentin e rrëzimit të pemës.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevard pranë sheshit “Azem Hajdari”. Mësohet se të plagosurit janë dy burra të moshës rreth 45 vjeç, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin Rajonal të Durrësit.

Share: