Agron Tufa, Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), ka kërkuar azil politik në Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili ka shprehet në rrjetet sociale është kërcënuar në forma të ndryshme dhe i është bërë shantazh.
Këto kërcënim kanë bërë që Tufa të marrë vendimin për të braktisur Shqipërinë , dukembrojtur kështu dhe jëtët e familjarëve të tij.
Gjatë muajve të fundit, Agron Tufa ka deklaruar se është kërcënuar vazhdimisht prej personave të cilët janë të përshirë në dosjet e komunizmit dhe që ende mbajnë poste të larta shtetërore.
Ndërkohë, mësohet se ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti që mban, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.
Postimi i avokatit Kujtim Cakrani
Kërcenimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrug dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij!
Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egërr se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur.