Home KRYESORE Anti-shpifje/ Paralajmërimi nga PE: Shqipëria rrezikon negociatat me BE

Anti-shpifje/ Paralajmërimi nga PE: Shqipëria rrezikon negociatat me BE

Ditën e sotme ka nisur në Kuvend seanca ku do të votohet nga ana qe Qeverisë paketa “anti-shpifje”, e cila prek kryesisht mediat online.

Lidhur me këtë projekt-ligj, ka reaguar përsëri David Lega, Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar i PPE-së.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lega shprehet se nëse Qeveria kalon sot në Kuvend legjislacionin e medias, atëherë Shqipëria rrezikon seriozisht hapjen e negociatave. Zyrtari i BE thekson se vendi Shqipëria duhet t’i përmbahet kritereve të Kopenhagës.

“Grupi i Partisë Popullore Europiane beson fuqishëm në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të zbatojë kriteret e Kopenhagenit, si standarde bazike dhe minimale për një vend kandidat. Nëse administrata e Ramës miraton ligjin e medias në parlament, në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”-shkruan zyrtari i BE./ Opinion.al

Share: