Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentatit të ndodhur mbrëmjen e stome në rrugën Elbasan-Peqin. Viktmia është identifikuar si 26-vjeçari Andi Zylyfi, ndërsa i plagosur ka mbetur tij Ardit Uruçi, 23 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në fshatin Përparim të Peqinit, kur një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të tyre me kallashnikov.
Policia dyshon se është një atentat të mirëorganizuar, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale. Ndaj dy të rinjve janë zbrazur 2 karikatorë kallashnikovi, ndërsa autorët mundën të largoheshin pas ngjarjes.
Aktualisht 23-vjeçar Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacionin e spitalit rajonal të Elbasanit. Sipas të dhënave, viktima është djali i një punonjësi policie në burgun e Peqinit, por deri më tani ende nuk dihet se atentati ka lidhje me punën e babait të 26-vjeçarit.
Deri më tani policia ka shoqëruar mbi dhjetë persona të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa janë ngritur pikatë shumta kontrolli për kapjen e autorëve./ Opinion.al