Shpend Ahmeti dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Kjo forcë politike në Kosovë është duke mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku u caktua lideri i saj i ri dhe kryesia e partisë. Udhëheqësi lideri i ri i partisë është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së arsimit, Besa Shahini.
Kandidatët e tjerë në garë kishin zgjedhur të largoheshin prej saj. Dorëheqjen e tij, Ahmeti e bëri të ditur sot përmes një statusi në Facebook, ku mori përsipër si kryetar fajin për dështimin e PSD’së në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës I saj. Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, – ka shkruar Ahmeti.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate siguroi 13 deputetë në Kuvend./lapsi.al