Home KRYESORE Duet shprese! I sëmuri me kancer dhe infermierja këndojnë së bashku pak...

Duet shprese! I sëmuri me kancer dhe infermierja këndojnë së bashku pak orë para Krishtlindjes

Fundi i 2019-s solli një lajm të trishtë për Penn Pennington-in,

67-vjeçari nga Tennessee mësoi se është diagnostikuar me kancer për herë të dytë.

Mjekët i treguan të moshuarit se fatkeqësisht i është rikthyer sëmundja prej së cilës ishte kuruar disa kohë më parë. Penn u shtrua disa kohë më parë në spitalin e Tennesse për të kryer një seancë kimioterapie. Me profesion muzikant, pasi mori lajmin e hidhur ,burri luajti me kitarë një nga këngët e krishtlindjes “Holy Night”.

E gjithë ky moment u regjistrua nga infermierja që po kujdesej për të dhe u shpërnda në rrjetet sociale. Infermieria 24-vjeçare e ndihmoi të moshuarin duke kënduar së bashku me të, çka krijoi një harmoni thuajse perfekte. Menjëherë pas lançimit, videoja po bën xhiron e botës dhe në drejtim të 67-vjeçarit kanë vërshuar miliona urime duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Top Channel

Share: