Home KRYESORE Hetimet për ndërtesat e shembura, çfarë thotë kryeprokurori Çela

Hetimet për ndërtesat e shembura, çfarë thotë kryeprokurori Çela

Një ditë pasi mori detyrën, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, vizitoi pikërisht Prokurorinë e Durrësit, në qytetin ku është dhe dosja më voluminoze e hetimit për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Pas takimit me prokurorët e rrethit, të cilët tashmë kanë nisur sekuestrimin e materialeve hetimore në bashki për të verifikuar dhënien e lejeve të ndërtimit dhe punën e zyrtarëve lokalë në lidhje me ndërtesat që u shembën, Çela deklaroi: “Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Vizita ishte me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshme kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave. Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit. Duhet të jemi të qetë dhe të besojmë të heqim dorë nga lajmet e pavërteta. Nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbeje edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj. Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë”.

Prokuroria ka nisur hetimet pak ditë pas tërmetit, në Durrës, Tiranë dhe Thumanë. Sipas njoftimeve zyrtare, pjesë e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”.

Prokuroria ka sqaruar se “është bërë qyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve. Sipas parashikimeve ligjore këqyrjet janë shoqëruar dhe me fotografi dhe marrjen e provave të domosdoshme në vendngjarje për verifikimet e duhura që do të bëhen më pas.

Duke parë rrezikshmërinë që paraqesin objektet e dëmtuara dhe shpejtësinë që duhet për evitimin e pasojave të tjera, nuk mund të bëhet sekuestrimi i këtyre objekteve, është çmuar që pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendngjarje, grupi hetimor, të jetë të lirë për të vendosur për vijimësinë e objektit nga instancat përkatëse sipas çdo rasti.

“Njëkohësisht vazhdon dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato”, saktësoi njoftimi./ Opinion.al

Share: