Home KRYESORE Ishim të paralajmëruar/ Flet sizmologu që hartoi raportin paralajmërues për TAP

Ishim të paralajmëruar/ Flet sizmologu që hartoi raportin paralajmërues për TAP

Dita ka botuar sot faksimile të dy raporteve të TAP dhe SHELL mbi aktivitetin sizmik në Shqipëri si dhe një hartë të KE.

Të tri dokumentat kanë paralajmëruar aktivitetin sizmik të shtuar të rrudhës/çarjes që shkaktoi tërmetin e Durrësit.

Asnjë masë nuk u mor pavarësisht se paralajmërimet ishin të vijueshme.

DITA shkoi në Selanik të takonte një nga sizmologët që kanë marrë pjesë në hartimin e raportit për TAP dhe njëkohësisht një nga anëtarët e ekipit që përgatiti hartën sizmike të KE.

Spyridon Pavlidis është paleosizmolog, shef katedre dhe profesor prej 40 vitesh në Universitetin e Selanikut.

Ka reputacion të lartë në Europë për studimet mbi sjelljen e tërmeteve bazuar te historiku i tyre.

Mediat greke e cituan pas tërmetit atë dhe raportin për TAP si paralajmërues të lëkundjeve sizmike që po afronin në Shqipëri.

Profesor Pavlidis e njeh shumë mirë Shqipërinë.

Ka punuar me sizmologjinë e truallit shqiptar prej viti 1989, ka qenë shumë shpesh në Shqipëri.

Ka respekt të veçantë për brezin e shkencëtarëve të vjetër shqiptarë, veçanërisht kolegëve Sulstarova, Muço e Aliaj.

“Bëmë hulumtime, por prej tyre i morëm të dhënat për raportin e TAP, prej tyre arritëm në përfundimet që arritëm, aty i keni pasur” – thotë ai gjatë intervistës.

Ironike apo jo?

I kemi pasur por asnjë prej nesh nuk ka patur sy të shohë, as veshë të dëgjojë.

Jemi të lirë të zgjedhim: Mund të vijojmë kështu, deri tërmetin e ardhshëm…

Më poshtë pjesa e parë e intervistës me prof.Pavlidis, marrë nga një ekip xhirimi i DITA, në zyrën e tij në Universitetin e Selanikut/Lapsi.al

Share: