Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e aktit normativ të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntorit.
Ky akt normativ parashikon dhurimin e 17 apartamenteve, në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndodhura në njësinë administrative nr.1, Tiranë, për familjarët e viktimave, si pasojë e tërmetit.
Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Ai dëmtoi gjithashtu mijëra banesa, disa prej të cilave do të shemben për t’u rindërtuar nga e para. Qeveria ka lajmëruar gjithashtu ndërtimin e lagjeve të reja në rrethin e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës. /Opinion.al