Home KRYESORE Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme.

Java parashikohet të nisë me mot me diell, por në mbrëmje reshjet fillojnë përgjatë bregdetit dhe zonave të ulëta.

Dita e martë, përgjithësisht parashikohet një ditë me reshje shiu, të cilat do të fitojnë dhe intensitet mesatar me shkarkesa elektrike lokale.

Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqësohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë.

Share: