Home KRYESORE Pezullohet nga detyra e këshilltarit të Bankës së Shqipërisë, reagon Malaj

Pezullohet nga detyra e këshilltarit të Bankës së Shqipërisë, reagon Malaj

Pas lajmit për pezullimin e tij nga detyra e këshilltarit të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka reaguar në Facebook.

Në reagimin e tij ai u shpreh se me këtë pezullim do t’a ketë më të lehtë përballjen publike dhe ligjore me abuzuesit e pushtetit.

“Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!
Arbeni,”-përfundon Malaj në facebook.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare:
-Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

-Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./Opinion.al/

Share: