Nga Emin Azemi
Milo Đukanović nuk po heq dorë nga ideja për riorganizimin fetar në shtetin e tij, duke e ngritur në një shkallë autonomie të plotë Kishën Ortodokse Malazeze dhe shkëputjen e kontinuitetit nga Kisha Ortodokse Serbe.
Protestat kundër kësaj ideje kanë vulë serbe, por ato do të dalin të kota pasi që Mali i Zi vendosmërisht po e ndjek diellin andej nga perëndon….
Autoqefaliteti kishtar e bën Malin e Zi një vend më afër Perëndimit dhe e largon nga prehëri i ftohtë i stepave ruse, me filialat e saj edhe në Serbi.
Milo Đukanović, po tregohet se i ka përvetësuar bukur mirë rregullat e reja të gjeopolitikës dhe si duket nga Tirana ka nevojë të shkojë në Podgoricë ndonjë politikan që të merr pa pagesë leksione të lëna përgjysmë në darkën bajate të Mini-Shengenit….
e.a
(Nga Eeditoriali i radhës që do të botohet nesër në gazetën KOHA të Shkupit)