Home KRYESORE Profesori i sizmologjisë: Është e provuar, ja kur parashikohet tërmeti i radhës!

Profesori i sizmologjisë: Është e provuar, ja kur parashikohet tërmeti i radhës!

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani.

Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre.

“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj.

Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike.

Pavarësisht se kjo hartë iu ofrua qeverisë nga profesoret e nderuar, ajo nuk u mor parasysh.

Aliaj shpreson se kjo hartë e re, ashtu si në komunizëm, do të merret tani parasysh, pas tërmetit të 26 nëntorit.

I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”./TCH

Share: