Çfarë po ndodh në nivelin sizmotektonik në zonën e Ballkanit?
Sipas profesorit të gjeologjisë në Universitetin L’Aquila, Antonio Moretti i cili është nisur drejt Shqipërisë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit e gjitha e ka një shpjegim.
“Jemi mbi një vijë, midis Afrikës dhe Europës, që po afrohen. Kalabria është e mbështetur në detin e lashtë të quajtur Thetis, që po fundoset duke lëshuar energjinë e tij. Deti Jon, Kalabria por dhe Apeninet italiane po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika. Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës. Kjo është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”, shpjegon profesori italian. Por Antonio Moretti thotë se Italia dhe Shqipëria, megjithëse zona sizmike tepër aktive, nuk janë më të rrezikuarat.
“Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritiket, sepse ato janë në vijën e pllakave që ndan dy kontinentet, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër”, shpjegon Moreti.
Eksperti italian thotë se kjo është çarja e dytë në botë pas asaj të San Andreas në Kaliforni, që ka shkaktuar tërmete me përmasa gjigante.
“Duhet të mësohemi të jetojmë me tërmetet, duke u siguruar që të mos na i rrëzojnë më shtëpitë”, përfundon Moretti./ABC News