Shqipëria po kalon të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, pas-goditjet kanë vijuar pas së martës tragjike të 26 nëntorit, duke panikun tek qytetarët, por sizmiologët janë shprehur vazhdimisht që pas-goditjet janë normale dhe nuk paraqesin rrezik për jetët e njerëzve.
Po ashtu, ka reaguar edhe Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, e cila konstaton se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin javën e kaluar, ka ardhur duke u ulur.
EMSC nuk përjashton mundësinë pasgoditjeve në javët apo muajt në vijim, por shton se aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal.
“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Tëitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare./ Opinion.al
As one can see the aftershock rate following #albanianearthquake keeps decreasing. Although a strong aftershock always remain possible, over the next weeks/months, the activity will go back to background level.