Home KRYESORE Të arrestuarit e Konvalishencës, mes tyre edhe pronarët e “Vila Palma”

Të arrestuarit e Konvalishencës, mes tyre edhe pronarët e “Vila Palma”

Policia ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëmet e tërmetit të datës 26 nëntor.

Mes të arrestuarve është dhe çifti Arben e Dëshira Qato, pronarët e Vila Palma në rrënojat e të cilit humbi jetën babai i Arbenit dhe shpëtoi nga ekipet e kërkim shpëtimit djali i tyre.

Fiks Fare/ Çfarë fshihet pas shembjes së Hotel Palmës?

Bashkëshortët kanë dhe një bar restorant hotel të hapur kohët e fundit në Rrugën Tregtare të Durrësit. Ndërkohë nga 17 urdhër arreste, ku për 7 prej tyre burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se janë “arratisur” jashtë vendit përpara se të niste operacioni.

Paraprakisht deklarohet se janë ndaluar: Ahmet Doda, drejtori i ShP të MB, Kujtim Hasa, nëndrejtori i ShP. Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it. Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma’, Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë, Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,
Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër, Dëfrim Celami inxhinier si dhe Flamur Gjuzi ish drejtor i ALUIZN-it nuk është kapur ende.

Top Channel

Share: