Një tërmet me magnitudë 4.5 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve nga gazetat italiane, tërmeti ka qenë me epiqendër në Mugello me thellësi 9 km dhe ra rreth orës 04:37.
Lëkundjet janë ndjerë shumë në Firence e Pistoja por edhe ne Bologna, Livorno, Pratto, Arezzo etj.
Njerëzit kanë dalë në rrugë dhe e kanë gdhirë në makinat e tyre. Në disa zona të Friences janë mbyllur shkollat dhe janë pezulluar disa linja trenash përfshirë edhe atë të shpejtësisë seëlarte Firence-Bolonja për shkak se duhen verifikuar hekurudhat.
Ndërkohë po vazhdojnë verifikimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti./Apel.al