Home KRYESORE Tërmeti/ 38 shkolla të dëmtuara, ja ato që nuk çelin dyert më...

Tërmeti/ 38 shkolla të dëmtuara, ja ato që nuk çelin dyert më 9 dhjetor

Shqipëria po përballet me pasojat të cilat shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Ndërkohë, bëhet me dije se 38 shkolla në rang vendi, shumica në Durrës, Tiranë e Krujë janë të pafrekuentueshme.

Mes shkollave të dëmtuara vetëm tetë janë në Tiranë, ndërkohë, sipas informacioneve pas një jave pezullimi, për arsye sigurie, ato nuk do të hapen as javën e ardhshme. Akt-ekspertiza thotë se kthimi i nxënësve në ato mjedise përbën rrezik.

Në tabelën më poshtë gjeni emrat e objekteve arsimore me probleme, bashkë me zgjidhjen e përkohshme që kanë gjetur ekspertët e Ministrisë së Arsimit për nxënësit, të cilët janë adresuar pranë shkollave më të afërta.

Për shembull, 1440 nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku mësohet të ketë rënë tavani i katit të tretë, do të shpërngulen te “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”. Kujtojmë që kjo shkollë është rikonstruktuar vetëm një vit më parë. Këto janë vetëm të dhënat paraprake, pas shtyrjes disa herë të mësimit nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, ministria e Arsimit, po punon për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për nxënësit e mësuesit e prekur. Të gjitha objektet arsimore i janë nënshtruar ekspertizës së inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit.

Emri i shkollës Shkolla Pritëse
“Sami Frashëri” “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”
“16 Shtatori”, Pezë Godinë e gjetur
Kopshti Tufinë “Pal Engjëlli”
Shkolla Pajun Ambient me qira
Pezë e Vogël “Seit Brahja”
“Lasgush Poradeci” “Myslym Keta”
“Murat Toptani” “26 Nëntori”
“Musine Kokalari” “Betim Muço”/ Opinion.al

Share: