Home KRYESORE Tërmeti/Humbi tre anëtarët e familjes, vogëlushja: I kam parë në ëndërr…

Tërmeti/Humbi tre anëtarët e familjes, vogëlushja: I kam parë në ëndërr…

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në familjen Greku, me origjinë nga Thumana, e cila pas tërmetit tragjik, është akomoduar te banesat sociale në Shkozë. Familja Greku humbi tre anëtarët e saj për shkak se banesa e tyre nuk mundi ti rezistonte lëkundjeve të tërmetit 6.4 ballë.

Rama ishte tek banesa e djalit të madh të familjes, i cili ndodhej në Francë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur ndodhi tragjedia. Ndërkohë, vogëlushja e familjes Greku e cila preku  kryeministrin me fjalët e saj për anëtarët e familjes që humbën jetën nën rrënoja; “U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më, i kam parë në ëndërr, por i dua këtu”.

Biseda e kryeministrit Rama me vogëlushen e familjes Greku
Vogëlushja: Të kam parë në televizior

Edi Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?

Vogëlushja: Kështu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më…

Edi Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti

Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë po ri dua këtu

Edi Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart

Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televiziorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe…

Edi Rama: Sa e mirë qe je?
Vogëlushja: Gocë më….

Edi Rama: Do të prezantoj me Zahon

Vogëlushja: Çun ke ti?

Edi Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?

Vogëlushja: Kukull të madhe

Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe

Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…

Edi Rama: Ai çuni im merret me spidermana. Do më përqafosh mua që të iki?

Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri

Edi Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike

Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf./Opinion.al

Share: