“The News York Time” ka bërë një shkrim së fundmi për pakten Anti-Shpifje, e cila pritet të kalohet në Kuvend, më 19 dhjetor. Në shkrim theksohet se OSBE-ja ka paralajmëruar Shqipërinë që të mos bllokojë lirinë e shprehjes në internet, pra të mos kufizojë mediet online. Në fund të shkrimit “The News York Time” shkruan se mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.
Shkrimi i plotë:
Shqipëri – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të hënën u kërkoi autoriteteve në Shqipëri të ndryshojnë më tej një projektligj për një sistem të ri regjistrimi për mediat online. Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së mediave të OSBE-së, i kërkoi Parlamentit shqiptar të bëjë më shumë ndryshime në legjislacionin e ri, duke shtuar se “shumë do të varen nga zbatimi”.
Ai theksoi se agjensia rregullatore duhet të jetë plotësisht e pavarur dhe pa ndërhyrje politike. Projektligji i vitit të kaluar për median në internet dhe kërcënimi i qeverisë për të vendosur gjobë të rëndë për ofruesit e mediave elektronike të paregjistruara, u kritikuan nga OSBE dhe organizatat lokale të mediave.
Desit tha se ligji nuk duhet të interpretohet si e drejtë e censurës ose e kufizimit të lirisë së shprehjes. Mundësia e bllokimit të qasjes në përmbajtje në internet tani do të kufizohet në tre fusha, tha Desir: pornografia e fëmijëve, promovimi i akteve terroriste dhe shkeljet e sigurisë kombëtare. Ai gjithashtu ka rekomanduar disa modifikime shtesë “për të sqaruar masat mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe për të shmangur çdo rrezik të kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për ofruesit e mediave elektronike.” Mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.
Për paketën anti-shpifje së fundmi ka pasur shumë detate edhe në Komisionin e Medias, pasi kjo kundërshtohet ashpër nga gazetarët.
Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit./Lapsi.al