Home KRYESORE Vuçiç: Do jemi ndër donatorët më të mëdhenj për tërmetin

Vuçiç: Do jemi ndër donatorët më të mëdhenj për tërmetin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nga konferenca e radhës si pjesë e samitit të “Mini Shengenit” tha se qeveria e Serbisë të hënën do të marrë një vendim për të dhuruar një fond për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, duke u kthyer tha ndër të parët donatorë sa i përket vlerës, por pa e specifikuar atë.

“E rëndësishme për ne është që bashkëpunimi ynë të bëhet sa më intensiv. Shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që goditën Shqipërinë. Për aq sa mundëm duke dërguar ekipet e shpëtimit, por besoj se gjithë njerëzit në vend tuaj e kuptuan gjithë simpatinë tonë, falënderoj kryeministrin Rama që na çoi në Durrës, ku pamë fëmijë, prindërit, gjyshërit e tyre që kishin humbur të afërmit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse Shqipërinë, dhe besoj se do të jetë një nga 2-3 apo 4 donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën e zonat e tjera në Shqipëri”, tha Vuçiç.

Ndihma dhe gatishmëri për këtë fatkeqësi natyrore shprehu edhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev./ Opinion.al

Share: