Ditën e djeshme, moderatorja Alketa Vejsiu ndau me të gjithë lajmin se do të jetë pjesë e listës së prezantuesve të festivalit të famshëm Italian Sanremo 2020.
Pas kësaj, ditën e sotme moderatorja ka publikuar një postim ku falenderote bashkëshortin e saj që e kishte mbështetur në të gjitha hapat, duke thënë se për këtë jam një vajzë me fat.
Por pas gjithë romancës që shfaqej në fjalët e saj duket se Alketa është bërë ‘pishman’ dhe e ka fshirë postimin e saj duke ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me këtë reagim. Kujtojmë se bashkëshorti i Alketës, Ardi Nelaj është një nga ndërtuesit më të fuqishëm, prej disa vitesh drejton biznes në fushën e ndërtimit.
Në postim ishte shkruar:
“E shkrova kete monolog duke pare nje yll ne qiell ca kohe me pare! Cdo fjale eshte e vertete dhe e ndjere, mbi te gjitha e jetuar! Ne keto 3 vite kam trokitur ne shume dyer ne Itali, nuk ka qene e thjeshte! Sekreti eshte qe kam pasur nxitjen dhe mbeshtetjen e njeriut qe dashuroj i cili me ka mesuar se kur e do nje grua fort duhet ta mbeshtesesh ne endrrat e saj!
“Mos U Dorezo, ti do t’ja dalesh”… Dashuria, forca dhe frymezimi im. Per kete jam nje vajze me fat. Do t’ju flas gjate njehere tjeter per kete. Dashuria Fiton Gjithmone! Ndersa une beja plane te tjera, Zoti bente te tjera plane per mua! Erdhi ftesa e Amadeus! Supriza me e madhe!”
Por duket se moderatorja është penduar dhe e ka fshirë postimin duke e lënë arsyen enigmatike./News Bomb