Home Approccio Italo Albanese Basha takim me investitorë italiane: I informova për planin ekonomik të PD

Basha takim me investitorë italiane: I informova për planin ekonomik të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha është shprehur se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me investitorët italian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se i ka informuar ata në lidhje me planin ekonomik të PD-së, i cili sipas tij, nis me çlirimin e tregut nga krimi, oligarkia dhe korrupsioni.

Kryedemokrati thekson se partia të cilën ai drejton ka si prioritet zhvillimin ekonomik dhe punësimin e qytetarëve shqiptarë.

Basha shprehet gjithashtu, se para se të realizohet plani për rritjen ekonomike, së pari duhet duhet garantuar konkurrenca e ndershme duke luftuar korrupsionin.

Postimi i Bashës

Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë./ Opinion.al

Share: