Duke theksuar se si politikan më shumë ka humbur se sa ka fituar, ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës ka treguar për herë të parë pasurinë e tij. Në emisionin Opinion, Behgjet Pacolli duke theksuar se kompanitë e tij në Kosovë nuk kanë përfituar asnjëherë nga politika tregoi me shifra reale se sa është pasuria e tij.
Behgjet Pacolli: Unë kam humbje, unë praktikisht nëse sot duhet të heq një vijë unë e shof se politka më ka kushtuar jashtëzakonisht shumë. Asnjëherë kompanitë e mia në Kosovë nuk kanë përfituar prej politikës, asnjëherë politika nuk ka vendosur për kompanitë e mia. Në Kosovë unë sot kam kompani të ndryshme me mbi 5500 të punësuar. Jam i bindur se kompanitë e mia në Kosovë janë si shembull.
Sa pasuri ke?
Behgjet Pacolli: Këtë pyetje ma bëjnë shumë. Të punosh në mënyrë intensive ashtu si kam punuar unë që nga vitet ’76 është e pamundur që ti të mos përfitosh diçka. Unë kam krijuar së pari një kompani shumë presitigjoze. Vlera e kësaj kompani, e prej një vlerë mbi 800 milionë euro dhe më tepër./ Opinion.al