Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Blerja e votave/ SPAK e rikthen përsëri dosjen në Dibër

Blerja e votave/ SPAK e rikthen përsëri dosjen në Dibër

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e ka rikthyer përsëri dosje e famshme 184 për hetim në prokurorinë e Dibrës.

Disa orë më parë, u njoftua se kjo dosje, që lidhet me zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2017, ishte marrë nën hetim nga SPAK. Por mesa duket fati i saj qënka paracaktuar për të bërë xhiron Tiranë- Dibër dhe për të mbetur përsëri në ajër. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, mësohet se e ka rikthyer përsëri këtë dosje andej nga kishte ardhur, në Dibër.

Për këtë çështje pati një përplasje mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Dibrës, duke bërë që të transferohej në qytetin ku u mbajtën zgjedhjet. Në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas 2 vitesh nga dosja, pas përgjimeve të publikuara nga BILD.

Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës. Tashmë edhe SPAK e ka hequr nga duart e veta, çështjen përvëluese të një prej aferave më të mëdha të shitblerjes së votës në Shqipëri, ku dyshohen si të implikuar funksionarë të lartë të qeverisë dhe Kuvendit./TPZ.AL

Share: