Deportimi i mësuesit turk, Harun Çelik, nga Shqipëria drejt Turqisë këtë të enjte vijon ende të shkaktojë reagime. Eurodeputetja Rebecca Harms ka reaguar ashpër ndaj qeverisë shqiptare, duke dënuar dëbimin e mësuesit.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, eurodeputetja shkruan me tone të ashpra se “Kërkohet urgjentisht një hetim i pavarur i këtij rasti dhe rasteve të ngjashme të dëbimeve të shtetasve turq jashtë vendit”.
Harms është e dyta eurodeputete që reagon për dëbimin e shtetasit turk, Harun Çelik, nga Shqipëria, pas eurodeputetes Ramona Strugariu.