Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet se dhunonte bashkëshorten dhe kërcënonte se do të vriste me armë zjarri.
Mësohet se, mbrëmjen e djeshme e dhunuara ka lajmëruar policinë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tij dhe pas kontrollin kanë gjetur edhe një armë tip “Pushkë” me 19 fishekë.
Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërkohë vetëm për mbajtjen e armëve paleje, 54-vjeçari rrezikon të dënohet me 7 vite burg.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L.,54 vjeç, banues në Dragushë, Lezhë Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit B.L., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Pushkë” dhe 19 copë fishekë”,-deklaron Policia./ Opinion.al