Home KRYESORE Do të ulet në një tryezë me Ramën për dialog? Flet Lulzim...

Do të ulet në një tryezë me Ramën për dialog? Flet Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, zhvilloi ditën e sotme në selinë blu një bashkëbisedim me gazetarët, nga ku prezantoi planet e PD kur të vijë në pushtet, ndërsa ka hedhur akuza ndaj qeverisë “Rama”.

Po ashtu, Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i ka bërë disa herë thirrje për të bashkëpunuar në kuadër të zgjidhjes së krizës. Kryedemokrati theksoi se nuk do të ulet në një tryezë me Ramës, ndërsa shtoi se ky mit ka rënë.

Mes të tjerash ai tha se propozimet për reformën zgjedhore janë bërë gati nga PD-ja, ndërsa shtoi se kryeministri ka shkelur një nga kushtet e Bundestagut.

“Miti i uljes së kryetarit me kryeministrit në tryezë ka rënë. Nuk ka për të ndodhur diçka e tillë. Ne kemi propozuar një ide të qartë. Ai ka vjedhur kohën e mundshme. Tani nuk ka më asnjë alibi. S’do të pranohet asnjë alibi. Pak rëndësi ka për mua se si prezantohen, rëndësi ka të kryhen. Sot është data 11 janar. Bundestagu e kërkonte që reforma zgjedhore të kalonte në dhjetor. Ky kryeministër e ka bërë shkeljen e parë. Ka shkelur një nga afatet gjermane. Thirrja ime është; asnjë minutë vonesë më. Propozimin tonë e kanë pasur që në muajin shtator.”, tha Basha./ Opinion.al

Share: