Home KRYESORE Dy lëkundje tërmeti, flet për Opinion sizmologu

Dy lëkundje tërmeti, flet për Opinion sizmologu

Sizmologu Rrapo Ormeni ka bërë thirrje që të mos ketë panik tek qytetarët, pas lëkundjeve të kësaj të marte nga tërmeti. Në një lidhje direkte në Opinion, ai ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.9 Rihter, me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. Pas kësaj goditje, është regjistruar një tjetër e cila ka qenë me magnitudë 4.1

Tërmeti ka qenë me një magnitudë 4.9 Rihter. Është lëkundje që ndihet, e atij niveli që kanë rënë pas 16 nëntorit. Është mangnitudë që ndihet. Tërmetet e forta kanë veçoritë e tyre, në momente të caktuara duket se vjen në shuarje, por do ketë dhe të tilla, që janë më të dallueshme se të tjerat. Nuk mund të parashikosh në mënyrë të saktë se si do të jenë pasgoditjet. Në mënyrë statistikore ato (pasgoditjet) kanë ardhur duke u ulur”, tha sizmologu Rrapo Ormeni.

Emergjencat Civile njoftojnë se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani./ Opinion.al

Share: