Home KRYESORE Femra, familja, shoqëria dhe njëra prej tabuve…

Femra, familja, shoqëria dhe njëra prej tabuve…

Nga Artur Nura

Televizioni shtetëror i Sllovenise do realizonte një program për Shqipërine dhe një nga kontaktet e para që kishte kërkuar ishte mjeku Adem Harxhi i cili realizonte një program televiziv në lidhje me kulturën seksuale me telefonata direkte.

Gazetarja që kishte ideuar dhe po realizonte këtë program televiziv më pohoi vetë se ata kishin një informacion të cunguar për realitetin Shqiptar, ndaj u kishte bërë përshtypje një hapësirë e tillë publike në një vënd me shumicë Muslimane.

Më vonë, ajo më pohoi në studio se ndjehej në një vënd krejtësisht europian dhe standartet që kishtë mundësi të filmonte dhe interpretonte për audioncën e saj ishin plotësisht të ngjashme me ato të vëndit të saj!

Më tej akoma me mjaft delikatesë, ajo shtoi se në kryeqytet ajo kishte vënë re edhe një standard ekstrafagant veshjesh tek vajzat e reja që sipas saj, por edhe sipas meje personalisht, tejkalojnë edhe vetë Europën!

Në fakt, këtë pohim kam patur mundësi ta dëgjoj edhe nga kolegë të tjerë Europianë ndërsa kanë vizituar Tiranën, por të gjithë në kor më kanë pohuar gjithashtu se është për tu komplimentuar bashkë-jetesa e kulturave të ndryshme në shoqërinë tonë.

Në mënyrë simbolike të detajuar dhe profesionale kjo bashkë-jetesë është indetifikuar prej tyre, ndërsa kalonin pranë Xhamisë të Pallatit i Kulturës ku vetëm disa metra larg vajzave të mbulura me shami që i luteshin Zotit, sheh edhe vajza me veshje ektrafagante të cilat kalojnë fare pranë dhe indiferente…

Por duhet thënë gjithashtu se po të kërkosh më shumë, situata nuk është kudo njëlloj e ngjyrosur! Padyshim, kulturat e ndryshme bashkë-jetojnë në harmoni në kryeqytet, por ndoshta vetëm në qëndrën e dikurshme të tij.

Kujtojmë këtu se jemi trefishuar si nga pikëpamja urbanistike ashtu edhe për nga numri i popullsisë dhe ndaj besoj apriori se duhet pranuar që pasqyra nuk shfaq të njëjtën fotografi në perifieri të kryeqytetit dhe veçanërisht në zonat rurale….

Edukata seksuale sa e përhapur aq edhe tabu…

Djali i nje mikut tim në klasë të dytë fillore një ditë po i thoshte ste atit se njëra nga shoqet e tij të shkollës kërkonte vazhdimisht ti dhuronte një puthje në buzë dhe në rast të kundërt, ajo qante ose ankohej tek mesuesja duke i argumetuar se ai e kishte ofenduar, lënduar…!

Në fakt, një nga elementet e rëndësishëm që kultura massive dhe shoqëria ndërhyn dhe mund të influncojë ( pozitivisht ose negativisht) tek jeta private e individid është edhe edukata seksuale e cila për fat të mirë është pjesë e programeve të caktuara edukative shkollore.

Por ky hap cilësor publik rezulton akoma i pa realizuar brënda familjes dhe mjaft nga prindërit rezultojnë të pazotë për të folur me femijët e tyre për këtë temë, ndonëse delikate, shumë të rëndësishme të jetës.

Kjo ndodh gjithashtu për fat të keq, kur raporti prind – fëmijë në këtë kontekst duhet të jetë dy herë më aktiv për shkak të konsumimit jo profesional, apo nën një kontroll profesional që i bëhet kësaj fushe tashmë në publik! Ndërkohë që mungojnë edhe instrumentat e domosdoshëm profesional shtetëror për të instruktuar këtë grup shoqëror ndaj brezit më të ri.

Padyshim që nuk mungojnë informacionet të cilat arrijnë tek publiku vetëm në rrugë komerciale që sigurisht kurrë nuk mund të mjaftojnë dhe sigurisht mund të deformojnë edhe më të rriturit, jo më fëmijët…

Apriori kjo problematike rezulton më dramatike në zonat rurale ku në përgjithësi rezulton që femra të viktimizohet më shumë, ndërsa meshkujt në bazë të traditës patriakale kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë me një femër!

Rasti kur babait që vrau të bijën vetëm sepse dëshiroi të bënte çka bënin shoqet e saja më të lira në metropol është më klasiku, por për fat të keq edhe nga të paktët të cilët arrijnë deri në vëmëndjen e publikut duke treguar se kemi akoma Tabu të cilat nuk kemi kurrajon për ti trajtuar…

Një rast tragjik…

Drejtuesja e njërës nga Shoqatat për Femrën Shqiptare më tregoi se një gruaje nga Elbasani kthimi i të shoqit nga emigrimi ju bë fundi tragjik i jetës! Gruaja e cila sigurisht jetonte me të ardhurat që i sillte i shoqi kish patur mundësi, përveç të tjerash edhe të ndiqte programet televizive të seksit që tashmë janë lehtësisht të arritshën në Shqipëri!

Në fakt, asaj kjo mundësi i kish vlejtur për të mësuar diçka më shumë dhe padyshim të plotësojë nevoja biologjike natyrale për të cilat nuk flitet aspak në metropol, jo më në fshat! Këto nevoja biologjike padyshim që duhet ti ketë plotësuar, në një mënyrë ose tjetër edhe i shoqi! Ndoshta ky emigrant mund të ketë shkuar edhe me një prostitute profesioniste! Por, përtej kesaj, parimisht shumica e burrave shqiptarë nuk do t’ja lejonin kurrë të njëjtën gjë gruas së tyre…

Ndodh që ndërsa ky burrë në shtratin familjar përballet me gruan e tij që tashmë di shumë më shumë nga ai per raportet seksuale dhe që për ti bërë qejfin bashkëshortit (dhe vetes sigurisht) fillon ti bëjë ato cka kishte patur mundësi të mësonte nëpërmjet ekranit të televizionit…!

Zotëria mësuar me tradicionalen si nga pikë-pamje biologjike ashtu edhe kulturore në një moment që sheh gruan e tij të arrij të bëj gjera të cilat ai vetë kish mundur ti provonte vetmë me një prostitute, mendon deri tradhëtinë dhe sigurisht nuk pret më, por duke e akuzuar e vret… A nuk kemi përgjegjësi të gjithë ndaj kësaj “Tabuje”…?

Share: