Home KRYESORE Gabimet e përditshme që bëjmë të gjithë kur përdorim celularët

Gabimet e përditshme që bëjmë të gjithë kur përdorim celularët

Mund ta mbani afër telefonin për shkak të alarmit apo ngaqë po prisni ndonjë mesazh të rëndësishëm por telefoni nuk është një shoqërues i mirë i gjumit!

Përveç kohës kur jeni në gjumë, telefoni po ju dëmton edhe gjatë ditës në shumë mënyra.

Ne do t’ju tregojmë gabimet që të gjithë bëjnë në përditshmëri të cilat ndikojnë negativisht në organizmin tonë.

Të flesh afër me telefon

Telefoni është një transmetues dhe marrës elektromagnetik. Kjo do të thotë se lëshon valë radio. Nëse e keni të pamundur që ta fikni plotësisht ose ta mbani në një dhomë tjetër ndërsa jeni duke fjetur, provoni ta mbani atë në heshtje ose airplane mode.

Ekspozoheni ndaj dritës blu së ekranit

Drita e ekranit të celularit shtypë melatoninën, hormonin që rregullon ciklin tuaj të gjumit që është një arsye tjetër që nuk duhet të jeni afër tij ndërsa flini. Drita blu gjithashtu shkakton dhimbje koke dhe probleme të shikimit.

 Përdorimi i tij me një sinjal të ulët

Kur shihni një sinjal të dobët në telefonin tuaj, në të vërtetë do të thotë që telefoni juaj po vë një sinjal më të fortë si transmetues që do të thotë më shumë dëm për shëndetin tuaj.

Shikimi për shumë gjatë në ekran

Dihet se përdorimi i telefonave shkakton dëme në qafë. Kur përkulet qafa përpara për të parë në ekran, sforcimi rritet gradualisht. Dhe ndërkohë që koha kalon, pesha e qafës mund të jetë 5 herë më shumë se pesha juaj e kokës, kjo shkakton dhimbje në qafë dhe anomali në sjellje./News31.al

Share: