Shteti IM kerkoni lirimin e Shaban Veizit …!
Nga Shpetim Zinxhiria
Vuan denimin këtu e 16 vite në shkelje të çdo ligji, pa avokat me burgim te perjetshëm për 16 kg kanabis….!
Shqipëria duhet të kërkojë lirimin e Shaban Veizit i dënuar pa avokat me burgim të përjetshëm …
Kalvari gjyqësor i Shabanit ka vazhduar në tre seanca gjyqesore pa praninë e avokatit mbrojtës, me preteksin e Gjykatës së këtij vendi se në Greqi kështu edhe mund të zhvillohet seanca gjyqësore, duke shkelur çdo ligj apo konventë ndërkombëtare.
Lidhur me rastin e Shabanit i kujtojmë qeverisë së Greqisë dhe shtetit Shqiptar se janë firmosur dy konventa, aq sa nga shteti shqiptar nuk ka pasur asnjë ndihmë edhe pse ligji e parashikon këtë.
Një Konventë ka të bëjë mbi ndihmën gjyqësore civile dhe penale midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, ndërsa konventa tjetër ka të bëjë mbi transferimin e të dënuarve tanë nga vendi fqinjë në Shqipëri, por për rastin e mësipërm të dy konventat nuk janë zbatuar.
Ishte kryeministri i asaj kohe Meksi më 17/05/1993 me homologun grek Micotaqis nënshkruan këto dy konventa me qëllimin e një ndihme juridike dhe bashkëpunimi që do të jepte Greqia si, për proçeset gjyqësore ashtu edhe për transferimin e te denuarve shqiptar nga Greqia dhe anasjelltas.
Më 14/10/1993 me vendimin e Parlamentit Shqiptar miraton këtë marrëveshje me anën e ligjit 77 60, marrëveshje që zgjati deri me 1999, pasi me pas futet Konventa e BE pa asnjë llojë ndryshimi për të gjitha vendet sipas marrëveshjeve që ka bërë vendi ynë me të gjitha vendet e Evropës.
Por për rastin e Shaban Veizit i denuar me burgim të përhershëm për 16 kg kanabis, sipas nenit 8 pika 2 sipas konventës duhej të caktonte një këshilltar që do të merrej me të gjitha problemet e kësaj natyre të shkeljes së të drejtave të njeriut, gjë që nuk është bërë deri më sot.
Konkretisht keshilltarin duhej ta caktonte ose vendi ynë ose vendi fqinjë për të parë shkeljet që u bëhen shqiptarve, pra edhe pse është kompetencë e shtetit shqiptar kjo nuk është bërë.
Shabani ne tre raste te gjykimit nuk ka pasur avokat nje e drejtë e mohuar ku në asnjë vend të botës nuk mund të zhvillohet gjyqi pa avokat, pra sipas ligjeve të gjitha gjykimet pa avokat bien poshtë.
Askush nuk e beson kete që personi është dënuar pa avokat po ne dy gjykime që kam qenë unë dhe në njeren nga këto edhe personeli i ambasades, shqiptari eshte gjykuar pa avokat, me justifikimin e gjykatëses se nuk ka rendesi avokati. Edhe pse ligjerisht avokati dihet te jetë në sallën e gjyqit shqiptari u denua me burgim të përjetshëm pa avokat.
Shqipëria ka te drejtë të ngrejë zërin që të kërkojë lirimin e tij pas 16 viteve ne burg, pasi është shkelur ligji në gjykimin e tij pa i dhene avokat edhe pse ai me dokumenta zyrtare ka kerkuar avokat.
Sa për Ambasadën tonë as që behet fjalë përkundrazi është antishqiptare.