Presidenca i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me ato që i cilëson si shkelje kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku thekson se nesër do të publikohet edhe kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.
“Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.”, shkruan Blushi.
Ndërkohë delegacioni i Komisionit të Venecias do të zbarkojë në Shqipëri në 13-14 shkurt pas kërkesës së Kuvendit lidhur me debatet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./Opinion.al