Home KRYESORE Harresa për të mirin, që fal pa kushte;

Harresa për të mirin, që fal pa kushte;

Nga Ervina Garo

E sotmja është dita ideale për të mos kursyer mirësinë, vlerësimin, dashurinë. E nesërmja mund të mos trokasë, ndaj lotët nuk arrijnë të zëvendësojnë marrëdhënien njerëzore, që ngrihet dhe forcohet ditë pas dite.

Harresa për të mirin, që fal pa kushte; që jep nga vetvetja pa u dorëzuar; që heziton të kërkojë, edhe kur përballet me mbijetesën; që hesht, kur shpirti i vajton; që nuk harron të buzëqeshë, edhe përballë sëmundjes, është e trishtë.

Sot! Të jesh! Jo më shumë, se ai, që do të thonë që ishe, kur të mos frymosh! Në çdo botë a jetë tjetër, që të shkosh. nuk do mund t’i japësh zë as mirësinë dhe as mirënjohjes!

E gjatë dhe e mundimshme rruga për të lënë pas një emër të mirë, por është një zgjedhje, që nëse nuk të mbush xhepat, të pasuron shpirtin.

Jeta nuk na ofron siguri, por vetëm mundësi!
Të jesh i padukshëm në këtë jetë dhe gjigand në çdo jetë tjetër është e dhimbshme!

Mirësia, vlerësimi, dashuria janë mundësitë, mbi të cilën ndërtojmë siguritë, se kemi jetuar, jo të vetëm, por mes njerëzve!

Share: