Home KRYESORE Hoxha publikon videon e arrestimit Altin Hajrit:U lirua me urdhër nga lart

Hoxha publikon videon e arrestimit Altin Hajrit:U lirua me urdhër nga lart

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar ditën e sotme videon e arrestimit të njërit prej krerëve të grupit kriminal ‘Hajri’, Altin Hajri.

Video daton më 26 Janar 2017, ku grupi i gatshëm dhe forcat operacionale të Policisë së qarkut Durrës rrethojnë makinënë ku ndodhej Altin Hajri dhe i vendosin prangat.

Pak orë pas arrestimit, Altin Hajri është lënë i lirë, sipas gazetarit Hoxha me ndërhyrje nga pushtetarë me pozita të fuqishme dhe në të pasqaruara policia e Durresit.

Altin Hajri akuzohet si një nga personat që ka marrë pjesë në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan(Dod) Prengës më datë 17 janar 2020.

Sot policia ka arrestuar një tjetër person të dyshuar se ka lidhje me këtë ngjarje duke e çuar në 5 numrin e të arrestuarve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë.

Sipas policisë, 49-vjeçari ka mbetur i vdekur dhe kjo dëshmohet në kamerat e sigurisë së resortit dhe disa bizneseve ku shihet se të dyshuarit dalin me trupin e viktimës të mbështjellë me qese. Njëri prej tyre mban një lopatë në dorë, ndërsa trupi i viktimës futet në një furgon të bardhë.

Jan (Dod) Prenga dyshohet se është rrëmbyer pas vëllai i tij i burgosur në Britani është përfshirë në vjedhjen e një sasie kokaine nga një grup kriminal që është i lidhur me grupin Hajri.

Vëllai i 49-vjeçarit të rrëmbyer u ka kërkuar që mos flasin me policinë për këtë problem. Policia vijon ndërkohe kërkimet për trupin e viktimës, por të arrestuarit nuk kanë bashkëpunuar dhe kanë mohuar akuzat. /Opinion.al

Share: