Home KRYESORE Meta: Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin

Meta: Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krizën e politike, duke thënë se është domosdoshmëri zgjidhja e saj për të frenuar në këtë mënyrë dhe shpopullimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për të motivuar shqiptarët, sidomos të rinjtë.

Po ashtu, Presidenti apelon që masat duhen të merren në një kohë sa më të shpejtë, në mënyrë që të qytetarët të kenë një të ardhme më të sigurt.

MESAZHI I METES

Të dashur qytetarë,
Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit. Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë! SHQIPËRIA meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. KOHA NUK PRET! Ju ftoj të lexoni këtë shkrim të Monitor.

Share: