Home KRYESORE Ministrja e Shëndetësisë ndryshon koncesionin e sterilizimit

Ministrja e Shëndetësisë ndryshon koncesionin e sterilizimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se në javën e dytë të Janarit të këtij viti koncesioni i sterilizimit është ndryshuar.

Ky ndryshim ka ardhur pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma “Thurrje”.

Manastirliu është shprehur amendimi sipas saj lidhet me faktin se në momentin që do të kemi mbi 64 mijë ndërhyrje do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve dhe kompleksitetet e ndryshme.

“Kemi amenduar kontratën e sterilizimi, dua të bëj një parantezë këtu, nuk është vetëm një kontratë që ofron vetëm sterilizimin por instrumente, pesë procese pune dhe të gjithë elementëve që ofrojnë sigurie maksimale për shëndetin e qytetarëve. Një amendim i kësaj kontrate ka ndodhur në javën e dytë të këtij muaji, të janarit duke reduktuar pagesat mbi 64 mijë ndërhyrje për kompl;eskitetet. Ka pasur në raport me atë që ka prodhuar, më mirë se unë mund të flasin mjekët, punët që kryhen përmes këtij partneriteti. Ajo që kemi përfituar është siguria për qytetarët.

Tani mbi 64 mijë ndërhyrje ka reduktim 25% të pagesave për kompleksitetet. Numri i ndërhyrjeve nuk shtohet se duam ne por nga sëmundshmëria. Ne duhet të synojmë shumë te cilësia, kjo do të thotë se nuk janë të rëndësishëm numrat, por cilësia. Numrat nuk kanë qenë problem. Nuk ka pasur reduktim, por racionalizim. Çdo institucion ka një buxhet, që është vjetor dhe harxhimet janë në bazë të asaj që ndodhet. Çdo spital organizon punën në bazë të prioriteteve dhe sigurisht urgjencat dhe planifikimet janë zgjidhur 100%. Është bërë një vlerësim i cili ka rakorduar që mund të rishikohet mbi një normale mi 64 mijë ndërhyrje çmimi i seteve, kompelskiteteve të ndryshme dhe është arritur për të reduktuar 25% mbi 64 mijë ndërhyrje,’”-u shpreh ditën e sotme Manastirliu.

Rreth një muaj pas kallëzimit nga Nisma Thurje, gjatë ditës së djeshme SPAK ka nisur marrjen në pyetje në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thirri doktorin urolog Artan Koni si person në dijeni mbi rrethanat e këtij koncesioni. Koni është gjithashtu përfaqësues i Nismës Thurje dhe më parë ka deklaruar se ky koncesion është i dyshimtë pasi nuk ka sjellë përmirësim të shërbimit.

“Prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit e çështjes më shumë për të parë detaje si ekspert i fushës dhe i sqarova detaje se si është bërë kjo llogari. Nuk mund t’ju them çdo detaj për hir të hetimit. Kemi dyshime që është një koncesion korruptiv, mbetet që ta vërtetojë prokuroria”, -tha doktor Koni pasi dha dëshminë e tij ndërkohë që shtoi se sipas përllogaritjes së tyre sterilizimi i pajisjeve mjekësore “kushton 2.4 euro për një pajisje ndërkohë ne paguajmë 190 euro” sipas kësaj kontrate.

Koncesioni i sterilizimit është fituar nga kompania “Sani Service” dhe ka gati 5 vite që është në zbatim pasi u miratua nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Ende nuk dihet nëse ai është regjistruar si një nga personat që do të pyeten në lidhje me këtë çështje nga SPAK.

Hetimi i parë për këtë çështje është ndjekur nga prokuroria e Tiranës, por më pas çështja është pushuar.
Dyshime mbi këtë koncesion janë ngritur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në një raport i vitit 2018 thuhet se për energjinë elektrike të shpenzuar nga kompania koncesionare për sterilizimin e pajisjeve janë paguar 32 mijë euro nga spitali pra nga buxheti i shtetit dhe jo nga vetë kompania private, e cila paguhet për këtë shërbim. /Opinion.al/

Share: