Home KRYESORE Miratohet kabineti i qeverisë së re teknike në Maqedoninë e Veriut

Miratohet kabineti i qeverisë së re teknike në Maqedoninë e Veriut

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi të premten kabinetin e Kryeministrit të ri të qeverisë teknike, Oliver Spasovski. 101 deputetë votuan pro dhe asnjë nuk pati kundër. Më herët, në mëngjes zoti Zoran Zaev dha dorëheqjen nga detyra.

Presidenti Stevo Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë kalimtare Oliver Spasovskit, i cili deri sot ishte Ministër i Brendëshëm në qeverinë e zotit Zaev.

Kjo vjen si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës sipas së cilës Kryeministri jep dorëheqjen 100 ditë para zgjedhjeve. Qeveria e re teknike, në të cilën merr pjesë edhe opozita, organizon zgjedhjet.

Në qeverinë e zotit Spasovski do të ketë dy ministra nga radhët e opozitës VMRO-DPMNE.

Zoran Zaev kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të reja i zhgënjyer nga Bashkimi Evropian që nuk i dha datën Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim./ Burimi: VOA

Share: