Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar dje me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama është shprehur se plani i Ursula von der Leyen për Konferencën e Donatorëve shkon përtej 17 shkurtit
Përsa i përketë hapjes së negociatave, Rama shprehet se; “Është e sigurt se presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave dhe ndërkohë është po kaq e sigurt që fati i vendimit mbi negociatat do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm BE mbi vetveten dhe fatin e të ardhmes së negociatave.”
Sipas tij, Von der leyen përkrah Minishengenin ballkanik dhe se është e gatshme ta mbështesë atë politikisht dhe financiarisht.
”Dje takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me karrierë të admirueshme dhe njohjen e cështjeve europiane. Na mundësoi një bashkëbisedim të hapur që zgjati dy orë e ca. Vizita kishte në thelb adresimin e probelmatikës së pas tërmetit dhe fokus Konferencën e Donatorëve të thirrut nga ajo. Ishte një bisedë që kishte një pjesë informative dhe ne informuam për të gjitha aspektet, nga trajtimi i familjeve, tek raporti i dëmeve, masterplani i Rindërtimit dhe të gjitha planet vendore, kalendari i këtij procesi dhe plani ynë i financimit të këtij plani masiv që po të shohim dëmet i tejkalon mundësitë tona. Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i mbështetjes së operacionit të Rindërtimit. Serioziteti i Konferencës së Donatorëve është maksimal. Plani i von der Leyen shkon më tej. Kaluam më pas në temën e saj të preferuar për përshpejtimin e çeljes së negociatave. Është e sigurt se presidentja e KE ka një strategji konkrete për objektivin e çeljes së negociatave dhe ndërkohë është po kaq e sigurt që fati i vendimit mbi negociatat do të varet nga ecuria e debatit të brendshëm BE mbi vetveten dhe fatin e të ardhmes së negociatave. Strategjia e negociatave është vetëm një pjesë e Komisionit të ri për nxitjen e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Von der leyen është entuziaste për të cuar përpara marrëvershjen e Berlinit për të ecur para dhe për të mbështetur Minishengenin ballkanik politikisht dhe financiarisht. Sot dita vijon me kryetarin e OSBE në selin e NATO-s dhe mbasdite vonë kthehemi në Tiranë.”- tha Rama./ Opinion.al
9