Home I pakategorizuar Shqipëria merr kryesimin e OSBE, Rama: Moment i jashtëzakonshëm…

Shqipëria merr kryesimin e OSBE, Rama: Moment i jashtëzakonshëm…

Shqipëria sot ka marrë zyrtarisht kryesinë e OSBE-së. Në mbledhjen e mbajtur në Vienë, kryeministri Rama theksoi se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

“45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte e vetme, një Kore e Veriut, e nxitur nga urrejtja për botën e lirë. Shqipëria ishte i vetmi shtet europian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë, por të denonconte krijimin e saj. Asokohe isha një pionier me shall të kuq në qafë, ndërkohë që sot jam kryetar i kësaj organizate”, tha Rama.

Kryeministri Rama falënderoi gjithashtu paraardhësin e tij Miroslav Lajcak dhe tha se ai do të shërbejë si referencë.

“Kur isha në qeveri, OSBE ishte shumë e ashpër, ndërkohë që kur isha në opozitë më dukej shumë e butë”, tha Rama.

Gjatë fjalimit të tij Rama bëri të ditur pikat kryesore në të cilat do të fokusohet misioni i OSBE-së gjatë presidencës shqiptare.

Zgjidhjen e konflikteve në Ukrainë dhe Transdniestri, promovimi i rolit të grave si dhe nxitja e dialogut gjithëpërfshirës ishin pikat kryesore të theksuara nga Rama. /Opinion.al

Share: