Home KRYESORE Të them mos ik! Të them rri këtu.

Të them mos ik! Të them rri këtu.

Nga Erges Eskiu

Mendova edhe unë të iki
Mendoi edhe shoqja ime
Menduam se këtu nuk ka më shpresë
Menduan se këtu do vite të ndryshoj
Pse të djegim jetën këtu?!
Do ikim, do ikim sa më larg
-Por, ku? Po prindërit a do i takojmë sa herë duam e duan?
Po për prindërit tanë kush do kujdeset?
Po taksa për prindërit kush do paguaj?
Po shtëpine e ngrohtë a do e prekim kur malli të na djeg?
Po rrugët ku u rritëm a do i shkelim sërish?
Po me shokët që luajtëm a do i shkëmbejmë dy fjalë?
Po pse dreqin duhet të dal nga shtëpia ime, se një tufë kusarësh e antishqiptarësh duan të më nxjerrin prej këtu?!
Atje… atje nuk të pret kush me krahët hapur
Atje do jemi vetëm
Atje mund të kemi më shume te ardhura, por për standartin e dëshiruar do na duhen vite
Jeta ikën, fuqitë bien dhe në fund, në veç sakrifikuam
Po djersët tona t’ia falim një dheu të huaj?!
Atje sa do të mundohemi do mbetemi të huaj
Atje sa do të punojmë, do duhet të punojmë edhe më shumë
Atje jeta sociale nuk është si këtu
Atje puna me shtëpinë, mali me detin, fshati me qytetin nuk janë afër si kētu.
Nëse Ti mendon se ke fuqi të punosh atje, eja të punojmë këtu!
Nëse Ti beson se atje mund t’ia dalësh duhet të besosh se mund t’ia dalësh më mirë këtu.
A ja kam dal unë?
A ja ka dal familja ime?
Me punë të ndershme?
Padiskutim, që po!
Në këtë qeveri antishqiptare ne ia kemi dal me punë të ndershme, me shumë djersë, por ia kemi dal me punë të ndershme.
Mund të jemi raste të veçanta? Ndoshta, por nëse Ti qendron këtu mund të bëjmë më shumë dhe t’ia dalësh edhe Ti, edhe Ju edhe Ata.
Guri rënd në vend të vet, o mik!
Kjo është shtëpia jonë.
Të çojmë para drejtësisë keqbërësit,
ta zhvillojmë së bashku tokën tonë për Ne, për familjen tonë, për fëmijët tanë, për pasardhësit tanë
Të them mos ik!
Të them rri këtu!

Erges Eskiu 25/01/2020
Pedagog Universiteti Mjeksisë Tiranë

Share: