Home KRYESORE Tentoi të fuste alkool në qelinë e Emiljano Shullazit, kapet roja i...

Tentoi të fuste alkool në qelinë e Emiljano Shullazit, kapet roja i 313-s

Një nga rojet e burgut 313 është kallëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili pasi tentoi të fusë pije alkoolike dhe ushqime në qelinë e Emiljano Shullazit.

Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve por mbeti në tentativë pasi roja u zbulua dhe u kallëzua penalisht.

Shtrëngimi i masave të sigurisë dhe aplikimi i sistemit “41 bis” kanë bërë që të dënuarit të reagojnë madje duke bërë edhe kërcënime me jetë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Ky i fundit ka vënë në zbatim këtë sistem në dy burgje, 313 Tiranë dhe në Peqin. Një gjë e tillë duket se solli rebelimin dhe kërcënimin e tij me jetë.

Sistemi i huazuar nga Italia parashikon izolim të plotë të dënuarve më të rrezikshëm me qëllim ndërprerjen e aktivitetit të tyre të jashtëligjshëm nga brenda burgut. Një ndër ta është edhe Emiljano Shullazi. Ai u dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda, për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Megjithatë ai ka apeluar vendimin dhe dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Çështja duket se ka ngecur pasi është shtyrë 20 herë duke mos u zhvilluar ende një seancë e plotë /Opinion.al

Share: